Site icon Telegrafi

Mrika Nikqi, pejanja 16 vjeçare ngjitet në majën e malit Kilimanxharo

Alpinistja 16 vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi, së fundmi ka arritur të shënojë edhe një sukses tjetër në alpinizëm.

Mrika së bashku me babain e saj më 29 janar të këtij viti kanë arritur të ngjitën në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.

Lexo po ashtu Mrika Nikqi, pejanja që do të shkel kulmet e shtatë kontinenteve (Foto/Video)

“Sot me datë 29.01.2018 së bashku me Mrika Nikqin dhe Kastriot Prekpalen, të gjithë anëtarë të SH.B Gjeravica, realizuam ngjitjen në majën Uhuru Peak 5.895 lmd, e cila është e njohur si Kilimanjaro, dhe paraqet majën më të lartë në Afrikë. Mrika si 16 vjeqare ishte anëtarja më e re e grupit”, ka shkruar në Facebook, babai i Mrikës, Arianit Nikqi.

Muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se pasioni për sportin dhe bjeshkatarin ka bërë ta sfidojë çdo ditë veten e saj, duke theksuar se gjithë fëmijëria e saj ka kaluar nëpër aktivitete sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version