Telegrafi

Mrekullia Leicester, këto janë katër skuadrat që po ‘çmendin’ kampionatet e tyre me ëndrrën për ta fituar titullin (Foto)

Leicesterit kur iu dorëzua trofeu

Mrekullia Leicester Cityt mund të përsëritet në një tjerë kampionat të rëndësishme në Evropë gjatë këtij sezoni.

Ecuria e ‘Dhelprave’  edicionin e kaluar u ka shërbyer shumë skuadrave të vogla për të kuptuar se nëse japin maksimumin dhe luajnë me zemër, në futboll gjithçka është e mundur.

Nga Nice te Leipzigu për të vazhduar me Istanbul Basaksehir dhe Zulte Waregem, të 4-ta këto skuadra i kanë mundësitë për të bërë atë që realizoi Leicesteri një sezon më parë.

Me një lojtar si Mario Balotelli, Nice po shkëlqen në Ligue 1, teksa kryeson kampionatin me 29 pikë pas 12 javëve të para.

Me një lojtar si Mario Balotelli, Nice po shkëlqen në Ligue 1, teksa kryeson kampionatin me 29 pikë

Humbja ndaj Caen të dielën bëri që Monaco dhe PSG ta ngushtonin në 3 pikë distancën me formacionin e Lucien Favre,  por nëse ruan këtë ritëm skuadra nga jugperëndimi i Francës i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin.

Nga Nice te Leipzigu në Bundesligë. Fitorja 3-1 ndaj Mainzit, e pesta ti radhazi për skuadrën e drejtuar nga Ralph Hasenhutll e ngjiti Leipzigun në krye të Bundesligës në kuotë të barabartë pikësh me kampionët në fuqi të Bayernin.

Për faktin se ka një sponsor të fuqishëm si Red Bulli, por edhe sepse është një skuadër e Gjermanisë Lindore, Leipzigu duhet të luftojë kundër të gjithëve pasi urrehet nga pjesa më e madhe e Gjermanisë.

Leipzigu duhet të luftojë kundër të gjithëve pasi urrehet nga pjesa më e madhe e Gjermanisë

Deri tani ata ja kanë dalë dhe me një skuadër që ka një moshë mesatare më të vogël se 23 vjeç po rivalizojnë me Bayernin.

Transferohemi në Turqi aty ku Istanbul Basaksehir skuadra ku luan Sokol Cikalleshi po i mahnit të gjithë.

Lexo po ashtu Futbollistët nën moshën 23-vjeçare që kanë shënuar më shumë gola në 'Top 5' ligat evropiane

Fitorja e fundit ndaj Galatasarayt tregoi se skuadra e trajnerit Abdullah Avci nuk ndodhet rastësisht në krye të Superligës turke me 2 pikë më shumë se Beshiktashi.

E themeluar në vitin 1990 skuadra nga Stambolli lider në Turqi

E themeluar në vitin 1990 skuadra nga Stambolli po mbështetet te përvoja e madhe e ish mesfushorit të Interit që është njëkohësisht edhe kapiteni i ekipit Emre Belezoglu,  për të bërë surprizën e madhe në këtë sezon.

Lexo po ashtu Skuadrat e vetme në Evropë që nuk kanë pësuar humbje, emra që do tu befasojnë

Nga Turqia në Belgjikë aty ku Zulte Waregem një skuadër që luan në një stadium me një kapacitet prej 8500 vendesh dhe që në të kaluarën ka fituar vetëm një Kupë të Belgjikës, ka lënë në hije ekipe si Anderlecht, Club Brugge, Gent e Standart Liege.

Zulte ka grumbulluar 30 pikë, 5 më shumë se Anderlecht

Në 14 javë kampionat Zulte ka grumbulluar 30 pikë, 5 më shumë se Anderlecht dhe 6 më tepër se Club Brugge.

Lexo po ashtu Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)

Atë që bëri Leicesteri vështirë se këto skuadra mund ta realizojnë, por të paktën deri tani, Nice, Leipzig, Istanbul Basaksehir dhe Zulte Waregem po e provojnë.