Site icon Telegrafi

Mrekullia elektrike “Taycan 4S” – makina më e veçantë nga Porsche

Taycan është shprehje e pastër e makinave sportive elektrike të Porsche. Përmasa mahnitëse, dizajn i përjetshëm dhe i dallueshëm në çast, dhe përzierje e përsosur e performancës me përdorimin e përditshme.

Ajo që zbatohej për modelin legjendar 356 nga viti 1948, aplikohet edhe më shumë te Taycan i ri.

Taycan i ri elektrik ka fuqi prej 530 kuajsh me shpejtësi maksimale prej 250 kilometrave në orë. Shpejtësinë prej zero deri 100 km/h e arrin për 4 sekonda.

Porsche Taycan ka bateri të ndryshme, me të cilat mund të përshkojë distanca të gjata. Bateria e Taycan shfrytëzon potencialin e saj të madh duke përdorur qeliza, të optimizuara kimikisht për performancë maksimale me distancë të gjatë prej 524 kilometrave.

Veçantia e kësaj makine gjithashtu është emetimi zero i dioksidit të karbonit.

Shijoni pamjet e Porsche Taycan të realizuara nga Telegrafi Maqedoni.

Exit mobile version