Telegrafi

Mrekulli në Turqi, 149 orë pas tërmetit shkatërrues nxirret i gjallë nga rrënojat burri

Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay të Turqisë, 149 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.

Burri i identifikuar si Mustafa Sarigul, 35-vjeç, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe pas një punë të palodhshme arritën ta nxjerrin nga rrënojat, transmeton Telegrafi.

Sarigul është dërguar menjëherë në spital për tretman, kurse operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Lexo po ashtu Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 29 mijë

Shpëtimtarët fillimisht kishin dëgjuar dikë duke bërtitur nga rrënojat e ndërtesës gjashtë katëshe në Mutlular, ku menjëherë vrapuan dhe vënë kontakt me të mbijetuarin.

Me ndihmën e qenve dhe personelit ushtarak nga Rumania, nxjerrja e tij zgjati për rreth pesë orësh.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur ky burrë nxirret gjallë nga rrënojat. /Telegrafi/