Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay të Turqisë, 149 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.
Burri i identifikuar si Mustafa Sarigul, 35-vjeç, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe pas një punë të palodhshme arritën ta nxjerrin nga rrënojat, transmeton Telegrafi.
Sarigul është dërguar menjëherë në spital për tretman, kurse operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.
Shpëtimtarët fillimisht kishin dëgjuar dikë duke bërtitur nga rrënojat e ndërtesës gjashtë katëshe në Mutlular, ku menjëherë vrapuan dhe vënë kontakt me të mbijetuarin.
Me ndihmën e qenve dhe personelit ushtarak nga Rumania, nxjerrja e tij zgjati për rreth pesë orësh.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur ky burrë nxirret gjallë nga rrënojat. /Telegrafi/
149. saatte Hatay'dan yeni bir mucize haberi geldi.
35 yaşında bir erkek 7. günde enkazdan kurtarıldı. pic.twitter.com/WTrHpeFxUd— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) February 12, 2023