Telegrafi

MrBeast ndërtoi 100 puse në Afrikë dhe siguroi ujë të pastër për gjysmë milioni njerëz

YouTuber-i më i njohur, MrBeast, në misionin e tij të fundit humanitar, shpoi njëqind puse në Afrikë dhe kështu siguroi ujë të pastër për më shumë se gjysmë milioni njerëz.

MrBeast e nisi rrugëtimin e tij si një altruist i dëshmuar, duke pasur parasysh se kjo nuk është videoja e parë e një misioni njerëzor, të cilën ai e publikoi së bashku me të gjitha përmbajtjet e tjera në rrjetet e tij sociale, në një fshat afër Kenisë.

Pas disa puseve në Kenia, ai u drejtua drejt shkollave në Nairira, ku nxënësit i bënë një pritje të pabesueshme, pas së cilës ai pati mundësinë të shikonte lumin ku fëmijët dhe vendasit pinë ujë.

“Kjo situatë është shumë e vështirë, jeta e këtyre fëmijëve është e kufizuar dhe shpeshherë shkurtohet sepse duhet të pinë ujë të pasigurt. Por ne do t’i japim fund, të paktën në këtë fshat”, tha MrBeast.

Më pas ai shpjegoi në videon e tij procesin që kaluan nga shpimi deri te instalimi i pompave dhe rezervuarëve.

Ai tha se ky problem mund të zgjidhet lehtësisht nëse do të kishte vullnet të mjaftueshëm.

MrBeast siguroi ujë në 12 fshatra dhe pajisi disa shkolla me kompjuterë të rinj, mobilje, pajisje sportive dhe mjete të tjera teknologjike.

Pas Kenisë, MrBeast vizitoi edhe Zimbabvenë ku siguroi ujë për një spital lokal ku lindin 50 fëmijë çdo muaj. Kjo u pasua nga Uganda, Somalia, Kameruni, ku mblodhën numrin prej 100 pusesh dhe në një nga fshatrat ai ndërtoi një urë.

“Njëqind puse do të ndryshojnë jetën e tyre, por jo mjaftueshëm. E di që është e çuditshme që një youtuber i bën të gjitha këto gjëra, por dikush duhet t’i bëjë dhe nëse askush nuk do, ne do ta bëjmë. Siç mund ta shihni, kjo ndryshon vërtet jetën e këtyre njerëzve”, përfundoi MrBeast. /Telegrafi/