Mr. Rex ka publikuar koleksionin më të ri të veshjeve.
Koleksioni përmban vetëm veshje për meshkuj dhe është “limited edition”.
Përmes faqes së internetit veshjet mund të blihen kudo në botë.
Stilisti Rexhep Zylfiu për një kohë të shkurtër arriti të zërë vend të rëndësishëm në tregun e modës në vendet shqipfolëse duke u bërë i kërkuar edhe nga shumë fytyra të njohura të skenës shqiptare që tash e një kohë vishen nga ky brend. /Telegrafi/