Site icon Telegrafi

MPPS: Pagesa e ndihmës sociale kryhet në kohën e paraparë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se pagesat për mbrojtje dhe ndihmë sociale dhe kujdes nga person tjetër bëhen në kohë.

“E drejta e ndihmës financiare sociale dhe ndihmë për kujdes nga person tjetër, nga viti 2012 deri në vitin 2017 janë dhënë me vonesë tre mujore, gjegjësisht mjetet e muajit nëntor janë dhënë në muajin shkurt. Nga nëntori i vitit 2017 kjo praktikë është ndryshuar dhe pagesa për muajin nëntor është bërë në muajin dhjetor. Kjo do të jetë dinamika e rregullt e pagesave dhe nuk ka nevojë për shqetësim te shfrytëzuesit e të drejtës për ndihmë sociale”, thuhet në kumtesën e MPPS.

Nga kjo Ministri sqarojnë se shkaku i vonesës së pagës për muajin dhjetor, që duhej të jepet në afatin e paraparë, deri më 15 janar ka të bëjë me detyrimin ligjor që çdo vit të ri kalendarik Qeveria të miratojë Program për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve./Telegrafi/

Exit mobile version