Ron Nielsen që ka punuar si pilot për 40 vite dhe që është ekspert i fluturimit, ka zbuluar teknikën e thjeshtë për të mposhtur frikën nga fluturimi me aeroplan – pa përdorur qetësues.
Mjafton ta keni një stilolaps, ta ktheni së prapthi dhe të shkruani në dorë emrin tuaj, apo të njerëzve që i doni, transmeton Telegrafi.
Kjo formë është vërtetuar si shumë qetësuese, ngaqë e heq vëmendjen nga udhëtimi, sidomos në momente turbulencash.
Procesi ndikon në sistemin motorik të trurit, duke u përqendruar në vetëm një element e duke larguar shqetësimin.
Metoda nuk është e kushtueshme dhe nuk lë shenja, meqë stilolapsi është i mbyllur dhe thuajse ju shkruani në ajër, andaj ju rekomandohet ta provoni. /Telegrafi/