Telegrafi

“Pe don shtetin, pe bon Zajednicën”, aktivistë të PSD-së i reagojnë Kurtit gjatë fjalimit në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, i cili zhvillon punimet në Prishtinë.

Në këtë organizim pjesmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, aktivistë të PSD-së, i kanë reaguar Kurtit duke thënë “Zajednica nuk kalon”.

Aktivistja Donjeta Demolli, ka shpalosur një pankartë ku shkruante “Pe don shtetin, pe bon Zajednicën”.

Pas këtij veprimi Demollin e kanë larguar nga aty, e cila pastaj u dërgua në stacionin policor në kryeqytet për deklaratë.

Forumi Ulpiana, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend.

Ky forum synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar./Telegrafi/