Site icon Telegrafi

MPJD me njoftim të rëndësishëm për personat që udhëtojnë drejt Kosovës

Për shkak të mbylljes për qarkullim të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinë si rezultat i bllokimit të rrugëve nga serbët, MPJD kërkon nga të gjithë personat që janë duke udhëtuar drejt Kosovës të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Lexo po ashtu Pas kërkesës së SHBA-së, Qeveria e Kosovë shtyn zbatimin e vendimeve për reciprocitet me Serbinë deri me 1 shtator

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”.

“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Exit mobile version