Site icon Telegrafi

MPJ: Zyra e Kosovës në Beograd është duke u marrë intensivisht me kosovarët e aksidentuar

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli duke folur për rastin e aksidentit në Serbi, ku dyshohet se nëntë kosovarë janë lënduar, ka theksuar se Zyra e Kosovës në Beograd është duke u marrë intensivisht me këtë çështje.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo zyre është në shërbim të qytetarëve të aksidentuar.

“Deri me tani tre qytetarë janë të lënduar më rëndë, ndërsa pjesa tjetër pas ndihmës së parë, janë liruar nga spitali”, ka shtuar Zyberaj.

Lexo po ashtu Autobusi del nga rruga në Prokuplje të Serbisë, mediat serbe raportojnë për nëntë kosovarë të lënduar (Video)

Ndryshe, nëntë vetë pësuan lëndime në orët e hershme të mëngjesit kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga pranë Prokupljes, Serbi.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje ku po përcaktohet niveli i lëndimeve.

Po sipas mediave serbe, deri më tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, derisa hetimet janë në proces.

Ndërkohë, thuhet se të nëntë pasagjerët ishin në autobusin e një transportuesi shqiptar që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë.

“Të gjithë udhëtarët e lënduar janë shqiptarë nga Kosova. Ndër të lënduarit është edhe shoferi”, shkruajnë mediat serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version