Site icon Telegrafi

MPJ tregon numrin emergjent për shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka thënë se  është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas tërmetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.

Në njoftim thuhet se, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas termeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se, Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga tërmeti, sugjerohen të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. (Numri emergjent: +355 68 241 5291) ./Telegrafi/

Exit mobile version