“Ministria e Jashtme e Greqisë nga Zaev të marrë informacion se cilët biznesmenë kanë tentuar të korruptojnë dhe kë kanë dashur ta blenë, kërkojnë nga Lëvizja për ndryshime e Greqisë.
Zëdhënësi i partisë së koalicionit të PASOK dhe së Majtës Demokratike, Pavlos Christidis, në letrën publike thotë se presin nga qeveria greke t’i informojë për ngjarjen e diplomatëve rus, për të cilët kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se kanë ndërhyrë në protestat në Maqedoni.
“Ministria për Punë të Jashtme duhet të bëjë atë çka po shikohet. Të lidh kontakte me Zaevin që të dihet se cilët biznesmenë rus kanë tentuar të mitojnë dhe kë. Ende presim lajmërim për atë se çka ka ndodhur me diplomatët rus”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes për ndryshim.
Më herët kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për “BuzzFeed News” kishte deklaruar se ka informata se biznesmenët grek “pro rus” kanë paguar mijëra dollarë, me qëllim që ta pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/