Site icon Telegrafi

MPJ sqaron pse nuk e ka njoftuar Malin e Zi për ratifikimin e Demarkacionit

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) përmes një kumtese për media ka sqaruar se njoftimi zyrtar ndaj Malit të Zi në lidhje me përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme ligjore të ratifikimit të Demarkacionit në mes të dyja vendeve, do të bëhet brenda afatit të përcaktuar Ligjor.

Respektivisht 15 ditë pas publikimit të kësaj Marrëveshje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Kosova nuk e ka njoftuar Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit

“Publikimi i Ligjit mbi ratifikimin e Marrëveshjes së lartpërmendur është bërë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 Maj, 2018. MPJ  do të njoftojë autoritetet e Malit të Zi nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe në formë të shkruar për plotësimin e procedurave të brendshme dhe për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, pas tri vitesh zvarritje, marrëveshja e Demarkacionit u votua në Kuvend me 21 mars të këtij viti.

Exit mobile version