Site icon Telegrafi

Rusisë i pengon fitorja e Vetëvendosjes: ‘Jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të shqiptarëve’

Foto: Ridvan Slivova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Twitter, ka shprehur brengosjen për siç thotë retorikën radikale të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas saj kjo ka ardhur pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Madje, është ankuar ndaj vendeve perëndimore mbështetëse të Kosovës, për të cilët thotë se nuk kanë reaguar për provokimet e shqiptarëve.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Zakharova, njofton Telegrafi.

Exit mobile version