Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikthyer postimin e saj, pas kritikave që mori për përdorim të dobët të gjuhës angleze në tekstin e parë.
Në postimin e përmirësuar thuhet se është një pikëpamje e zakonshme në Evropë se Rusia nën presidentin Putin po bëhet më agresive në politikën e jashtme dhe se ai padyshim mbështetet në një Perëndim të dobët.
“Është gjithashtu një analizë e zakonshme në Perëndim se pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte pasur asnjë sulm të Bjellorusisë ndaj një avioni civil”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se ka shqetësime në rritje edhe për një Serbi më agresive.
“Serbia mori 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e presidentit Vuçiq është armiqësore. NATO, SHBA dhe BE duhet të marrin masa për të mbrojtur aleatët e saj. Kosova është gati të punojë me SHBA dhe BE”, thuhet në postim.
“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, deklarohej në postimin e fshirë më herët nga MPJ-së, i cili mori kritika për gabime në gjuhën angleze./Telegrafi.
It is a common view in Europe that Russia under President Putin gets more aggressive in foreign policy and that he obviously counts on a weak West. It is also a common analysis in the West that without Putin’s consent there would have been no Belarus attack on a civil airliner.
— MFA Kosovo ?? (@MFAKOSOVO) May 24, 2021
There are growing concerns about a more aggressive Serbia, too. SRB got an additional 30 tanks and 30 military carriers from Russia. Pres Vučić’s rethoric is hostile.
NATO, U.S. & EU must take action to protect & defend its allies. Kosova ?? stands ready to work with ?? & ??.— MFA Kosovo ?? (@MFAKOSOVO) May 24, 2021