Site icon Telegrafi

MPJ paralajmëron arrestimin e Vulinit nëse hyn në Kosovë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se hyrja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës do të pasohet me zbatimin e ligjit nga Policia e Kosovës.

Zyberaj këtë paralajmërim e ka bërë sot, pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin ka paralajmëruar hyrjen në Kosovë për shkak të festës së Vidovdanit.

MPJ nuk i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë, për shkak të deklaratave nacionaliste të Vulinit.

Zyberaj ka thënë se për secilin provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi ngase sipas tij, provokimet e tilla bëhen qëllimshëm.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, shkruan Zyberaj në Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version