Site icon Telegrafi

MPJ mohon pretendimet e Daçiqit, se Afrika Qendrore ka tërhequr njohjen: Të gjithë i njohin propaganduesit e Millosheviqit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, të cilën deklaratë ia hedh poshtë këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës (MPJ) në dorëheqje, Jetlirë Zyberaj.

Në një prononcim për Telegrafin Zyberaj tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Siç tha ai të gjithë e njohin propaganduesin e Millosheviqit që nëpërmjet shpifjes i vazhdon përpjekjet e dështuara kundër Kosovës.

“Jo s’është e vërtetë. Besoj që të gjithë e njohin propaganduesin e Millosheviqit që nëpërmjet shpifjes i vazhdon përpjekjet e dështuara kundër Kosovës”, ka thënë Zyberaj.

Ndryshe, që nga 15 shkurti i vitit 2018, Republika e Kosovës, nuk e ka asnjë njohje. /Telegrafi/

Exit mobile version