Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryetarit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili thotë se nuk do të ketë NATO dhe BE për Maqedoninë, pa ndryshuar emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në reagimin e ministrisë thuhet se çdo vend dhe populli i tij, kanë të drejtën e pamohueshme për vetëvendosje dhe të vendosin në mënyrë sovrane për emërimin e tij dhe identitetin e tij.
Ministria konsideron se me këtë rast bëhet një provokim dhe mospranim të realitetit, ndërkaq thekson se Maqedonia angazhohet për respektimin e vlerave demokratike dhe lirive për të gjithë vendet e rajonit në kuadër të kufijve ekzistues.
MPJ-ja thotë se do ta vlerësonte një vizitë të Pavlopoulos-it në Maqedoni për t’u njohur me ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhën, kulturën dhe identitetin e tij./Telegrafi/