Site icon Telegrafi

MPJ kontrollon nëse Gruevski është në Budapest

Ministria e Punëve të Jashtme kontrollon informacionin nëse ish-kryeministri i dhe deputeti Nikolla Gruevski me të vërtetë është në Hungari dhe a ka kërkuar azil politik.

“Në lidhje me informacionin e publikuar në profilin e Nikolla Gurevskit nëse ai është në Budapest dhe a kë kërkuar azil në Hungari, Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë, vepron sipas ligjeve në drejtim të verifikimit të informacionit. Menjëherë pas marrjes së informacioneve relevante, opinioni do të informohet në kohë”, kumtojnë nga MPJ-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Sipas statusit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit ai ka ikur në Budapest, ku ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze. Në status thuhet se gjatë ditëve të fundit ai ka marrë kërcënime me vdekje./Telegrafi/

Exit mobile version