Telegrafi

MPJ kërkon sqarime nga UNMIK-u për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me arrestimin e një zyrtari të UNMIK-ut, shtetas urs, duke kërkuar të dijë se çfarë kërkoi ai në barrikadat e serbëve të vendosura sot në veri, gjatë operacionit të Policisë së Kosovës.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se MPJ ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe sipas tij do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situatën e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.

Lexo po ashtu Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri

“Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situatën e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë”, ka shkruar në Facebook, Pacolli.

Lexo po ashtu E konfirmon Prokuroria: Rusi i arrestuar në veri është liruar

Ndryshe Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar për telegrafin se zyrtari rus është liruar.

Ai ka thënë se lirimi i tij ka ndodhur pasi që ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici./Telegrafi/