Deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ishte ndër të para që paralajmëroi se grupe të armatosura serbe po transportojtnë armë në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Krejt në fund pretendimet e saj dolën të jenë të vërteta kur edhe ndodhi sulmi në Banjskë, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ajo në një postim në rrjetin social X i ka reaguar ministrisë së Jashtme të Rusisë, e cila postoi disa fotografi të presidentit ukrainas përkrah kryeministrit britanik Rishi Sunak, transmeton Telegrafi.
Përveç Zelenskyt dhe Sunak, në fotografi shihet edhe një epror ushtarak i Ukrainës, kurse rusët me një dozë ironie tentuan ta portretizojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.
“Fotografia që vlen sa 1 mijë fjalë. Nuk ka Zot thuhet në tatuazhin e tij”, duke aluduar në tatuazhin e ushtarakut nga Ukraina.
Megjithatë Kearns i ka reaguar ministrisë së Jashtme ruse duke thënë i pëlqen ideja që Zelensky po e realizon fotografinë nga ana tjetër e dhomës.
“Hiqni dorë, të paktën të keni disa kompetenca bazë për të dhënë edhe më shumë nga gënjeshtrat tuaja”, shkroi Kearns. /Telegrafi/
Love that Zelenskyy is taking the photo from the other side of the room *whilst* being in it.
Give over, at least have some basic competence in delivering yet more of your lies. https://t.co/KnvdFIzHX0
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 16, 2024