Site icon Telegrafi

MPJ-ja greke: Nuk jemi kompetentë t’ia sigurojmë informacionet Gjorge Ivanovit

Ministria greke e Punëve të Jashtme përmes një kumtese ka reaguar ndaj intervistës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për gazetën greke ‘To Vima’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Qeveria greke nuk është kompetente t’ia sigurojë informacionet e nevojshme presidentit të IRJM-së. Dhe gjithsesi nuk është përgjegjës për atë që ai nuk është informuar me situatën e marrëdhënieve mes dy vendeve’, thuhet në kumtesën e shkurtër të zëdhënësit të Ministrisë, Konstatinos Kutras, të publikuar si ‘përgjigje për gazetarët’, duke mos saktësuar me këtë rast cilës pjesë të intervistës së Ivanovit i dedikohet. /Telegrafi/

Exit mobile version