Site icon Telegrafi

MPJ-ja e Bullgarisë me vëmendje i ndjek qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për mbylljen e klubeve bullgare

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thekson se me vëmendje ndjek “fushatën e opozitës maqedonase në Republikës e Maqedonisë së Veriut kundër klubeve bullgare dhe instrumentalizimin e tyre për qëllime të brendshme politike”.

Zëvedndësministri bullgar i MPJ-së, Kostadin Koxhabashev theksoi se një sjellje e tillë u shkon në favor palës së tretë që kanë interes ta ndalojnë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Koxhabashev i komentoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione dhe Ligjit për parti politike në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se autoritetet në Sofje kanë frikë se me to mund të kufizohen të drejtat e krijimit të shoqatës ose partisë politike.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe në Maqedoni janë hapur disa klube bullgare, ndërsa të njëjtën e kanë bërë edhe autoritetet e Maqedonisë në Bullgari./Telegrafi/

Exit mobile version