Telegrafi

MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar në Palestinë

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së informon se gjatë 24 orëve të fundit, tre shtetas të RMV-së, një nënë me dy fëmijë të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gaza, janë evakuuar tani me kërkesë të tyre dhe me këtë rrumbullakohet numri i qytetarëve të cilët kanë kontaktuar Përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t’u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit.

Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi, thonë nga MPJ.

“Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e tyre në transferimin e shtetasve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro drejt Shkupit”.

“Kujtojmë kontaktet tona për paraqitjen e shtetasve tanë eventual në Gaza. Telefonat SOS të MPJ-së – 075/273-732 dhe 075/268-736, telefoni kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni kujdestar i Ambasadës në Kajro +201033615542”, thonë nga MPJ./Telegrafi/