Site icon Telegrafi

MPJ e Rusisë: Opozita maqedonase mbështetet nga jashtë për të eskaluar situatën

Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësimin e saj për siç thotë, eskalimin e gjendjes në Maqedoni dhe apelon te të gjitha palët për dijalog politik dhe qetësim të tensioneve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të ambasadës ruse, mbrapa eskalimit të situatës në vend qëndron opozita maqedonase e cila ka mbështetje nga jashtë vendit. Ata konsiderojnë se opozita është bërë instrument i përplasjeve të brendshme politike, ndër tjerash me mbështetje nga jashtë, me qëllim final, anulimi i zgjedhjeve të përcaktuara për 5 qershor.

Ministria e jashtme ruse mendon se tentimi për një ”skenar ukrainas” e frymëzuar nga jashtë për veprime të jashtëligjshme dhe për grushtshtet, mund ta sjell vendin në tronditje serioze, si edhe në destabilizim të tërë rajonit të Ballkanit./Telegrafi/

Exit mobile version