Deri tani vetëm një familje nga Maqedonia, e cila ka qenë për pushime në Toroni, në cepin e dytë Sitonia në Halkidiki është paraqitur deri te Konsullata në Selanik pas motit të keq të përcjellur me të reshura të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informoi se anëtarët e kësaj familjes nuk gjenden në rrezik.
Nga MPJ-ja poashtu kumtuan se nuk ka shtetas të Maqedonisë edhe mes turistëve të evakuar nga ana e shërbimeve greke në Toroni, Porto, Kufo dhe Tristika në cepin e dytë Sitonia, ku ndodhën përmbysjet e automjeteve të parkuara pas të reshurave intensive të shiut, njofton AIM.
Në Konsullatën e Maqedonisë në Selanik funksionion numri celular-kujdestar 00306987200410, në të cilin në rast të nevojës mund të drejtohen të gjithë shtetasin e Maqedonisë, informojnë nga MPJ-ja. /Telegrafi/