Telegrafi

MPJ e Maqedonisë i kthen në vend 63 qytetarë nga Mali i Zi, vendosen në karantinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se në bashkëpunim me MPJ-në e Malit të Zi dhe Kosovës, këtë mëngjes (e martë, 24 mars) ka organizuar kthimin e 63 shtetasve të Maqedonisë në vend.

Qytetarët janë kthyer me një autobus dhe 19 makina, ndërsa do të vendosen në një karantinë të detyruar, në pajtim me masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga MPJ thonë se, njëkohësisht me autobusin në rrugën për në Malin e Zi, është mundësuar që 15 shtetas të Malit të Zi të kthehen në vendin e tyre.

“MPJ i falënderon autoritetet malazeze dhe kosovare për bashkëpunimin, kalimin e papenguar dhe solidaritetin”, thonë nga MPJ.

Ndryshe, pritet që ditëve në vazhdim të kthehen qytetarë edhe nga vendet tjera, të cilët kanë mbetur pas përhapjes së coronavirusit./Telegrafi/