Telegrafi

MPJ e Maqedonisë ka ngritur ankesë për publikimin e lajmeve të rrejshme

Ministria e Jashtme ka ngritur ankesë ndaj disa portaleve për publikimin e lajmeve të rejshme në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Jshtëm, Nikolla Dimitrov.

“Njoftimi i lirë, i paanshëm dhe objektiv i mediave është një nga shtyllat kryesore të çdo shoqërie demokratike. Sipas nenit 16 të Kushtetutës sonë, detyra kryesore e gazetarëve është të respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e informimit të opinionit. Duke pasur parasysh këto parime dhe udhëzime sot për “Këshillin e Etikës për Media” Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka paraqitur ankesa lidhur me artikullin e lajmeve fillimisht publikuar në portalin e Magazin.mk titulluar “Nikola Dimitrov, në qershor largohet nga vendi të cilës ia ndryshoj emrin” më 7 maj 2019, ndërsa në bazën e të cilave janë publikuar artikuj me përmbajtje të ngjashme në portalet: Infomax, Republika, Skopje24 dhe gazetave aktuale”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Nga atje thuhet se tekstet e referuara janë shërbyer nga raportimi i pasaktë dhe i padrejtë, paragjykimi në informimin, fyerje dhe shpifje.

“Përmirësimi i situatës në sferën e lirive të mediave, që merren me fenomenin e lajmeve të rreme dhe që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes janë përpjekje thelbësore drejt realizimit të së ardhmes euroatlantike të vendit tonë, e cila është në qendër të punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/