Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe ka thënë se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën.
Por një gjë të tillë e mohon Ministria e Punëve të Jashtme.
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë për Telegrafin se kjo është shpifje e radhës e Serbisë ndaj Kosovës, pasi nuk ka tërheqje të njohjes nga Dominika.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka tërheqje të njohjes. Kosova ka marrëdhënie të mira diplomatike me shtetin Dominika. Kjo është shpifja e radhës nga Daçiq”, ka thënë Zymberi për Telegrafin.