Site icon Telegrafi

MPJ e Bullgarisë: Ratifikimi i marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, vërteton vullnetin për marrëdhënie të mira

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ratifikimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, bashkëpunim dhe miqësi mes dy vendeve.

“Me këtë akt vërtetohet vullneti i mirë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë element i rëndësishëm për perspektivën evropiane të çdo shteti në Ballkanin Perëndimor. Bullgaria do të vazhdojë të jetë aktive në ndimën për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Kjo është burim strategjik për vendin tonë dhe është prioritet nga kryesimi i Bullgarisë me BE-në”, thuhet në deklaratën e MPJ-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPJ e Bullgarisë thonë se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë, është e bazuar në vlera evropiane që e bëjnë rajonin më të fortë./Telegrafi/

Exit mobile version