Besojmë se demokracia ka rrënje në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë. Referendumi është akti më i lartl demokratik, me shprehjen e vullnetit të atyre që marrin pjesë në të dhe duke pasur parasysh edhe ato që nuk votojnë. Qytetarët kanë zgjedhje të lirë, ndërsa mbi 90 për qind nga ata që votuan në referendumin konsultativ në mënyrë eksplicite e shprehën dëshirën e tyre të jenë pjesë e Evropës dhe shoqërisë evropiane. Zëri i tyre është qartë i dukshëm dhe për këtë nuk mund të injorohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për referendumin e djeshëm në Maqedoni.
“Është koha që e gjithë elita politike e fqinjit tanë të tregoj vullnet dhe të gjej mënyrë për t’i tejkaluar problemet e rënda. Premtimi është i madh, e ardhmja e vendit, e ardhmja e të gjithë qytetarëve. Shumica e qytetarëve janë “për” anëtarësim në NATO dhe BE. Humbja e kohës nuk është në dobi të asnjë vendit në rajon. Republika e Bullgarisë do të vazhdojë me mbështetjen për vëllezërit dhe motrat tanë nga Republika e Maqedonisë dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratën MPJ-së së Bullgarisë. /Telegrafi/