Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i paralajmëroi qytetarët e saj të jenë më të vëmendshëm gjatë qëndrimin në Maqedoni, që kur MPB e Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se mund të ketë sulm terroriste të mbështetësve radikal të ISIS-it.
MPB dje njoftoi se në disa vende është kryer kontroll dhe janë konfiskuar mjete dhe pajisje, ndërsa një media tashmë publikoi se janë arrestuar 20 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qendra për shtyp e MPJ-së bullgari njoftoi se në Maqedoni në ditët e ardhshme është rritur rreziku nga sulmet terroriste.
Ndërkaq, dje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës poashtu njoftuan se ekziston rrezik për sulme terroriste nga ISIS në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/