Vendimi i qeverisë së Kroacisë për kthimin e çmimores së vjetër për kontrolle inspektuese për importin e pemëve dhe perimeve nga vende që nuk janë anëtare të BE-së
është lajm i mirë për kompanitë e Maqedonisë që eksportojnë në Kroaci, vlerësojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Tërheqja e Rregullores është rezultat i reagimit të shpejtë të MPBEU-së, me qëllim që sa më shpejt të gjendet zgjidhje për problemin me të cilin janë përballur
eksportuesit e Maqedonisë në Kroaci, pas vendimit të Kroacisë për të rritur çmimet e kontrolleve të inspektimit për pemët dhe perimet që importohen në Kroaci. Ky
është sukses i përbashkët i Maedonisë, Serbisë, BeH, dhe Malit të Zi dhe dëshmon përkushtimin e rajonit në Procesin e Berlinit dhe ndërtimin e zonës së përbashkët ekonomike për një perspektivë evropiane të rajonit’, kumtoi MPBEU.
Në kumtesë thuhet se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë në drejtim të mbrojtjes së interesave të prodhuesve bujqësorë në vend dhe për eksport pa pengesa të prodhimeve bujqësore-ushqimore të Maqedonisë./Telegrafi/