Telegrafi

MPB: Zgjedhjet e tanishme ishin më të qeta se ato të mëparshmet

Ministria e punëve të brendshme ka dalë me një njoftim zyrtar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas, Jordan Lamanoskit, zgjedhjet kanë qenë të sigurta, me incidente të vogla. ”Krahasuar me zgjedhjet e mëhershme mund të them se zgjedhjet kaluan shumë më qetë. Janë ngritur disa padi penale për incidente më të vogla dhe janë thirrur në stacione policore disa persona për shkrim grafitesh dhe dëmtim pronash”, thotë Lamanoski.

Lamanoski bëri të ditur se policia ka intervenuar në disa raste edhe atë me kërkesë të KSHZ-së, kryesisht për fotografim të votës. Në disa raste, në MPB ka patur lajmërime për tentim të blerjes së votave dhe për transport të organizuar të votuesve./Telegrafi/