Telegrafi

MPB: Të përdoret qarkorja e Shkupit dhe jo rruga nëpër Hasanbeg

Me qëllim që të sigurohet puna e papenguar e mekanzimave për sanimin e dëmeve si dhe dërgesa e papenguar e ushqimit dhe ujit për banorët në vendet e përfshira nga vërshimet në fshatërat Creshevë, Stajkovc, Hasanbeg, Ekonomia, Haraçinë dhe vendet e tjera të banuara është vendosur regjim i posaçëm i komunikacionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga MPB-ja, me regjimin e posaçëm të komunikacionit parashihet që banorët nga fshati Haraçinë të cilët shkojnë drejt qytetit të Shkupit të mos kalojnë nëpër Hasanbeg por ta përdorin qarkoren e Shkupit, ndërsa qytetarët nga fshatërat Creshevë dhe Stajkovc që shkojnë drejt Shkupit dhe ta përdorin qarkoren e Shkupit.

Nga MPB apelohet që te respektohet sinjalizimi i komunikacionit si dhe urdhërat nga nëpunësit policorë që do të zgjasin deri në tejkalimin e gjendjes së krizës. /Telegrafi/