Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite apeloi që përderisa hetimi është në vazhdim të mos spekulohet me emra dhe adresa për rastin e gjetjes së armëve në një lagje në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se do të jenë nën udhëzimin e prokurorëve publik, bëhet fjalë për zbardhjen e rastit të gjetjes së municionit në hapësirat e podrumit të një banese banimi në rajonin e Çairit në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ata gjithashtu thonë se pas zbardhjes së rastit, publiku do të informohet për gjithë detajet./Telegrafi/