Telegrafi

MPB punëson gjashtëqind policë të rinj?

Ministria e punëve të brendshme do të punësojë 600 policë të rinj, ka publikuar SDK.mk, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB konfirmojnë se së shpejti do të shpallet konkurs por nuk zbulojnë më tepër detaje.

Jo zyrtarisht, më shumë policë do të punësohen në Qendrën rajonale në Shkup, në komunat e Shkupit, në Strumicë dhe në Ohër.

Përndryshe, është pikërisht çështja lidhur me MPB, pengesë kryesore në negociatat midis katër partive politike të cilat zhvillohen në rezidencën e BE në Përzhino./Telegrafi/