Telegrafi

MPB: Për shkak të ‘telefonit-bombë’, Ivanov nuk udhëtoi për Madagaskar

MPB dhe DSK mbrëmë raportuan se avioni “Turkish Airlines” u nis për në Stamboll, pa kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Arsyeja për këtë ishte telefoni aktiv mobil që ishte në bagazhin e një shtetasi turk, për këtë arsye, sigurimi i Ivanov ka dyshuar se në avion ka një bombë aktive dhe ka evakuar Ivanovin në një vend të sigurtë, mësohet nga Plusinfo.

DSK dhe Ministria e Brendshme tha se pasagjerit në aeroplan i është gjetur një telefon celular pune.

Lexo po ashtu E harroi celularin në aeroplan, ndalohet për disa minuta puna e aeroportit të Shkupit

Celulari ka qenë arsyeja e panikës dhe aktivizimit të policisë dhe sigurimit. Kjo është menduar se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes, kurse policia e ka identifikuar dhe e ka konstatuar se nuk është rrezik.

Pasi janë siguruar se nuk ka asgjë, sigurimi dhe policia janë tërhequr dhe ka vazhduar puna normale, por Ivanov nuk ka vazhduar udhëtimin dhe ka qëndruar në Shkup. Ivanov përmes Stambollit duheshte të niset për në Madagaskar në Samitin e Frankofonisë. /Telegrafi/