Telegrafi

MPB Maqedoni: Procesi zgjedhor kaloi në atmosferë të qetë, të sigurt dhe demokratike

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh procesi zgjedhor sot ka shkuar pa pengesa dhe incidente të mëdha.

“Gjatë ditës së sotme janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletvotimit, dy raste të grisje të fletvotimit, 6 denoncime për blerje dhe 15 denoncim për ndikim në vendvotime. Nuk janë evidentuar incidente më serioze që procesit zgjedhor”, tha Toshkovski.

Në lidhje procesin zgjedhor, Toshkovski tha se qytetarët edhe një herë dëshmuan se kanë kapacitet demokratik.

Në lidhje me rastin për bombë tymyse, Toshkovski tha se nga ekipi anti-terror është kontrolluar./Telegrafi/