Site icon Telegrafi

MPB konfirmon incidentin në shtëpinë e prindërve të Milloshoskit

Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se dje në shtëpinë e prindërve të deputetit Antonio Milloshoski është gjetur mjet shpërthyes. Në raportin e sotëm të MPB-së jepen detaje nga incidenti i djeshëm në shtëpinë e prindërve të Milloshoskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Milloshoski: Është vendosur bombë në shtëpinë e babait tim (Foto)

“Dje rreth orës në fshatin Izhishte – Makedonski Brod, M.M (66) nga Kërçova përderisa sa ka qenë duke kositur në oborrin e shtëpisë ka dëmtuar një mjet të fortë, të cilin më herët nuk e ka vërejtur. Nga goditja mjeti ka filluar të nxjerr tym të bardhë, ndërsa M.M si pasoj ka ndjerë dhimbje në pjesën e syve, hundës dhe gjoksit. Më pas M.M është drejtuar kah njëra prej hapësirave të bodrumit të shtëpisë ku në derën hyrëse ka vërejtur një mjet shpërthyes e vendosur në derën hyrëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo po ashtu LSDM: Dënojmë incidentin për të cilin njoftoi Milloshoski, destabilizimi i Gruevskit duhet të ndalojë

Nga Ministria gjithashtu thonë se hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë Prokuror Publik, ekip hetues i policisë së Makedonski Brodit dhe ekip i Repartit për mbrojtje antiterroriste dhe se punohet në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version