Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se njësitë përgjegjëse rajonale për procedurat administrative, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit, do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve, por vetëm për personat që i kanë humbur, u’a kanë vjedhur ose i kanë demtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të njejtën ditë do të bëhet edhe lëshimi i letërnjoftimeve të miratuara, ndërsa të dielën shërbimet administrative do të punojnë prej orës 07:00 deri 19:00, vetëm për dhënien e letërnjoftimeve./Telegrafi/