Ministria për Punë të Brendshme deklaron se është përgatitur që të sigurojë atmosferë dinjitoze dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetarë do të mund të realizoj të drejtën për votim.
Nga MPB thonë se në përputhje me kompetencat e saj, e vëzhgon procesin zgjedhor, me qëllim që dita e zgjedhjeve të kaloj në mënyrë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i përshtatet një shoqërie demokratike dhe të lirë.
Nga atje thonë se do të parandalojnë me vendosmëri dhe pa kompromis çdo përpjekje për të prishur rendin e procesit zgjedhor, pavarësisht se nga ku dhe kush vjen.
Gjatë periudhës së kaluar zyrtarët policor kanë kaluar nëpërmes aktiviteteve të planifikuara për vëzhgim cilësor dhe efikas dhe sigurimin e të gjithë procesit zgjedhor që nga fillimi i saj e deri në fund./Telegrafi/