Telegrafi

MPB e Bullgarisë duhet të hetojë si Boshkovski dhe Grujevski kanë marrë pasaporta të rrejshme

Ish-funksionarët në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, pas të cilëve policia e Maqedonisë i kërkon prej muajit korrik, janë arrestuar nga Interpoli grej me pasaporta false bullgare.

Përkrah Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë për arrestimin e tyre, është njoftuar edhe ajo bullgare, e cila sipas procedurës duhet të fillojë hetimet për falsifikimin e pasaportave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski pasaportat bullgare i kanë shfrytëzuar për t’u futur në Greqi, por nuk ka informacione zyrtare ku kanë qenë prej muajit korrik, prej kur janë edhe në arrati.

Sipas burimeve policore, ata kanë pasur qëllim të udhëtojnë në shtet tjetër evropian, por janë ndaluar me disa persona tjerë në aeroportin e Selanikut.

Ndryshe, MPB para tre muajve lëshoi fletarrest ndërkombëtare, pasi nuk arriti t’i gjejë në vendet e tyre ku kanë jetuar Shkup, Veles dhe Ohër.

Detaje për arrestimin e Grujevskit dhe Boshkovskit nga ana e shërbimeve greke, si dhe mënyrën se si kanë arritur të fshihen në fqiun jugor, pritet që MBP të jep gjatë ditës së sotme./Telegrafi/