Ministria e Brendshme po heton njerëzit që hidhnin shishe plastike dje pas zyrtarëve të qeverisë dhe një delegacioni të huaj të pranishëm në manifestimin për Ilindenin në Krushevë. Jozyrtarisht, policia tashmë ka identifikuar dhe i ka thirrur për të marrë në pyetje në stacion policor një dhjetëra pjesëmarrësish në këtë incident. Po ashtu, po merren masa për të qartësuar rastet e përhapjes së gjuhës së urrejtjes, thonë nga Ministria e Brendshme, ndërsa po shikohet në mënyrë jozyrtare dhe nëse ekziston një dështim në vlerësimet e sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar tashmë se pamjet në video është identifikuar një nga anëtarët e ARM-së në frontin e turmës që shkaktoi incidentet e Meçkin Kamen. Edhe pse ushtari mohoi se kishte marrë pjesë në incident, nga Ministria është krijuar një Komision për të ngritur procedurë kundër një ushtari profesionist.
Dje, në kremtimin zyrtar të festës së Ilindenit të Meçkin Kamen, disa shoqata që deklaroheshin si patriotike, si dhe anëtarët e grupeve tifozëve këndonin këngë ofenduese, ndërsa pastaj me mjete të ndryshe kanë gjuajtur mbi delegatët e qeverisë dhe diplomatët e huaj që ishin të pranishëm në kremtim. I vetmi çka morri mbështetje nga turma ishte kryetari Gjorge Ivanov.
Nga zyra e Ivanovit theksojnë se qeveria të merr përgjegjësi se përse populli është ndarë dhe shpërndan gjuhën e urrejtjes ndaj institucioneve të shtetit. /Telegrafi/