Telegrafi

MPB me detaje për sekuestrimin e drogës në Tetovë

Policia e Tetovës sot arrestoi dy persona nga Dibra për shkak të posedimit 20 kilogramë marihuanë.

“Sot pasdite, rreth orës 17:00 në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Mercedes’ me tabela të Shkupit ku kanë qenë dy persona. Automjetin e ka drejtuar 21 vjeçari, ndërsa si bashkudhëtar ka qenë një 27 vjeçar edhe ky nga Dibra. Gjatë kontrollit janë gjetur 20 kilogramë marihuanë”, tha Marjan Josifovski.

Lexo po ashtu Sekuestrohen mbi 20 kilogramë drogë në Tetovë

Ai tha se personat janë privuar nga liria dhe se do të mbahen në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Automjeti është marrë për eskpertizë ndërsa aktivitet në terren ende vazhdojnë./Telegrafi/