Site icon Telegrafi

MPB: Çështjet e brendshme të BFI-së janë punë e anëtarëve, MPB-ja nuk është e përfshirë

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media thekson se sot ka ndërhyrë në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, duke shtuar se nuk kanë konstatuar prishje të qetësisë dhe rendit publik.

“MPB ka detyrë të garantojë rendin dhe qetësinë publike, ndërsa punët e brendshme të BFI-së janë punë të anëtarëve të kësaj bashkësie dhe hedhim poshtë pretendimet e disa subjekteve politike për ta përfshirë MPB-në në këto ngjarje”, thuhet në reagimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Skender Buzaku me disa mbështetës të tij u drejtua në selinë e BFI-së, prej ku tha se ai është kreu i ri i këtij institucioni.

Lexo po ashtu Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së

Ndërsa më vonë reagoi edhe Sulejman Rexhepi, i cili tha se Buzuku është mjet i pushtetit dhe akuzoi qeverinë për këto ngjarje në BFI./Telegrafi/

Lexo po ashtu Rexhepi: Nuk përkulemi ndaj kërcënimeve, ata janë mjete të pushtetit (Video)
Exit mobile version