Site icon Telegrafi

MPB: Më 8 dhe 9 mars, në Aeroportin e Shkupit do të mbahet stërvitje simuluese

Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedoni nesër dhe pasnesër (8 dhe 9 mars) në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet stërvitje simuluese për gjendje të jashtëzakonshme.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë stërvitjes që t’i binden urdhrave të punonjësve të policisë për të garantuar qarkullim të sigurtë ose rendin publik”, njoftojnë nga MPB-ja. 

 

Exit mobile version