Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me mosmbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës, janë regjistruar 104 shkelje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MBP-ja u apelojnë qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Covid-19./Telegrafi/